Vlerësimi i BE: “Erzeni” plotëson standardet ushqimore europiane
Më 22 janar, kompania Erzeni u inspektua nga një ekip i përbashkët i përbërë nga ekspertë të Komisionit Europian për Sigurinë Ushqimore, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Qëllimi i inspektimit ishte vlerësimi i investimeve, teknologjisë dhe proceseve të zbatuara në kompani, me fokus garantimin e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore për produktet e prodhuara, në kuadër të procesit të plotësimit të parakushteve nga Shqipëria për aderimin Bashkimin Europian.
Në përfundim të inspektimit, ekspertët vlerësuan pozitivisht zbatimin e standardeve në të gjitha fazat e procesit të prodhimit, duke konfirmuar se kompania Erzeni, përmbush kriteret dhe është në përputhje të plotë me rregulloret e Bashkimit Europian për eksportin e produkteve.
Ky vlerësim, përforcon angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë Erzeni, për investime të qëndrueshme në garantimin e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha hallkave të menaxhimit të cilësisë, në të gjitha fazat e përpunimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve deri tek konsumatori.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta