Vlerësohet akademiku Ali Jashari, Universiteti Korçës i jep medalje profesionalizmi e përkushtimi

28 Qershor 2021 | 22:45

Profesor, studiues i gjuhës shqipe, kontribuues i saj, dekan, rektor, përgjegjës departamenti e çdo nivel tjetër akademik e ka mbajtur mbi shpatulla, Ali Jashari.

Në 68-vjetorin e tij të lindjes ka qenë universiteti “Fan.S.Noli” në Korçë i cili e ka dekoruar me medaljen e artë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në edukimin e brezave në 25 vitet e veprimtarisë së tij akademike ku të pranishëm kanë qenë drejtues e miq të tij.

“Profesori gjithë ka qenë në poste drejtuese dhe të gjitha motivacionet dhe medaljet e ndryshme ja ka dhënë të tjerëve, për vete nuk ka marrë asnjëherë. Për këtë kontribut si drejtues institucioni, si redaktor, dekan, zëvendës rektor, përgjegjës departamenti e të gjitha nivelet akademike i ka realizuar më se miri. Emri i tij është ndër mjaft veprash shkencore në fushën e gjuhësisë, sidomos në atë të leksikografisë. Profesori është një personalitet që meriton të vlerësohet me një medalje të tillë”, u shpreh Dhimitri Bello.

“Për Ali Jasharin mund të them vetëm dy fjalë. Shqipja ka në përdorim foljen rroj dhe jetoj. Mund të rrojë kushdo por jo kushdo mund të jetojë. Të jetosh jetën do të thotë të jesh qytetar, në rastin e Aliut që nuk është vetëm pedagog, por edhe studiues, në kuptimin më të mirë të fjalës shkencëtar”, u shpreh Valter Memisha.

Për vet akademikun korçar ky vlerësim është i papritur dhe plot emocion për të.

“Kjo është shtëpia jonë e përbashkët, është familja jonë më e madhe. Kemi familjen tonë por kemi e këtë familje të madhe. Ky vlerësim mua më bëhet nga familja ime e madhe, pra nga shtëpia jonë e përbashkët. Çka dua që ne ta mbajmë këtë shtëpi, ta lartësojme akoma me shume përballë sfidave që na presin. Sfidat janë gjithmonë të pranishme dhe i prekim çdo ditë. Unë them që kemi mundësi që universiteti ynë, shtëpia jonë, familja jonë e madhe të jetë gjithnjë në rritje, dhe kur të kthejmë kokën mbrapa mos themi nuk kemi bërë punë të mira. Ju siguroj që këtë vlerësim që me behet sot nga shtëpia jonë e përbashkët, u siguroj që nuk do të zhgënjej me punë të mëtejshme”, deklaroi Jashari.

Në këtë 68-vjetor zyrtarisht Ali Jashari ka dalë në pension, me një kontribut të madh të veprave të ndryshme të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026