Vllaznia afron Avdijajn, Teuta prova e forcës për shkodranët
Kategoria Superiore do të rikthehet të premten me ndeshjen më interesante të javës së 13-të mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët e nisin vitin si kryesues të kampionatit dhe pretendimet janë maksimale.
Në Shkodër janë të vetëdijshëm se ndaj “djemve të deti” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi durrsakët janë një nga skuadrat që këtë sezon duan titullin kampion dhe ende nuk e kanë regjistruar humbjen e parë.
“Teuta nuk është mundur asnjëherë dhe ne e dimë diçka të tillë. Kemi një mundësi të mirë për ta mundur Teutën, pasi luajmë në shtëpinë tonë. Ata kanë shumë eksperiencë. Është ndeshje e vështirë dhe kërkon shumë fokus për ta fituar”, tha Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë.
Vllaznia ka bërë dhe lëvizjen e parë në merkato, teksa ka afruar sulmuesin Albino Avdijaj, i cili ishte pjesë e Tiranës, por nuk arriti që të debutonte me skuadrën bardheblu. Sa i takon javës së 13-të, katër përballjet e tjera do të luhen të shtunën, ku mund të veçohet përballja mes Laçit dhe Kukësit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta