Vllaznia bojkoton stërvitjen, futbollistët kërkojnë pagat e vonuara, Lici: Mund të shohim kontratat

22 Maj 2020 | 06:52

Futbollistët e klubit Vllaznia kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së enjte, pasi nuk paguhen që prej fundit të muajt janar. Kapiteni Gilman Lika ka treguar se situata është e vështirë, sidomos për lojtarët e huaj.

“Është një vendim që e kemi marrë të gjithë djemtë bashkë, duke parë situatën shumë të vështirë që po kalojmë. Ekipi po bën 4 muaj pa paguar. Lojtarëve të huaj u kanë hequr ushqimin dhe kjo është një situatë shumë kritike dhe e pamundur për t’u folur për futboll në këto kushte,” – u shpreh Lika.

Lojtarët kërkojnë që situata të zgjidhet sa më parë, pa marrë në konsideratë se çfarë problemi ekziston në bordin drejtues

“Thonë që problemin e ka Këshilli Bashkiak Shkodër, por ata mund të kenë një luftë politike mes tyre, por çfarë problemi kemi ne që të rrime pa ngrënë?!” – arsyetoi më tej kapiteni i Vllaznisë. 

Administratori Suad Lici deklaron se buxheti i këtij viti është i bllokuar, për shkak të një problematike në vitin 2018-të, por në anën tjetër thekson se lojtarët nuk mund të paguhen për sa kohë ata nuk kanë qenë në aktivitetet.

“Kemi buxhetin të bllokuar. E diskutova me lojtarët çdo gjë. Gjendja e pandemisë ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajmë një punë të pabërë. Ua bëra të qartë futbollistëve. Deri në muajin janar i kemi likuiduar totalisht,. u kemi borxh lojtarëve një muaj e pak dhe asgjë më shumë” – u shpreh Lici.

Lojtarët kanë deklaruar se bojkoti i tyre do të vazhdojë nëse nuk marrin pagat, por në anën tjetër Lici nuk përjashton marrjen e masave ndaj futbollistëve.

“Nëse skuadra nuk do të paraqiten do të shohim anën ligjore dhe e fundit do të luajmë me U19,” – u shpreh administratori i klubit Vllaznia.

Lici ka theksuar se në fillimin e javës së ardhshme lojtarët e huaj do të marrin asistencën e tyre për të siguruar ushqimet.

 

Lexoni gjithashtu:

Superliga përgatitet për nisjen e kampionatit, qeveria ende s’e ka konfirmuar

Ndryshimi i përkohshëm i rregullores, FSHF do të aplikojë sistemin me 5 zëvendësime

FSHF mbledh presidentët e klubeve, vendoset data për rinisjen e kampionatit

Nuk u përfshinë në paketat ekonomike të qeverisë, Sindikata ndihmon futbollistët në nevojë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026