Vllaznia e Skënderbeu kalojnë në finale të Kupës së Shqipërisë
Vllaznia dhe Skënderbeu arritën të kualifikoheshin për në finalen e Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Laçin dhe Teutën.
Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit falë golit të Ardit Hoxhajt në minutën e 22-të. Ndeshja pritej të ishte delikate pas rivalitetit të të dyja skuadrave.
Futbollistët patën herë pas here përplasje me njëri-tjetrin teksa gjyqtari nxori 13 kartonë të verdhë e një të kuq, ku ky i kuqi iu dha në fund nigerianit Erhun Obanor pasi goditi një lojtar të Vllaznisë.
Kartoni i kuq u pa edhe në gjysmë-finalen tjetër Teuta (0-2) Skënderbeu, mirëpo korçarët e panë veten të luanin të paktën një 45-minutësh pa një lojtar pas daljes me karton të dytë të verdhë të Elvi Berishës.
Mesfushori i Skënderbeut festoi duke hequr fanellën golin e realizuar në minutën e 44-të, rreth gjysmë ore pasi qe ndëshkuar njëherë më parë me të verdhë. Golin e parë për Skënderbeun e pati shënuar Jorgo Meksi.
Pavarësisht faktit se luajtën me një lojtar më pak, korçarët e mbajtën avantazhin duke fituar ndaj kryesuesve të kampionatit. Tashmë Kupa duket të jetë ngushëllimi i sezonit për Skënderbeun që po mundohet të luftojë deri në fund për mbijetesë në Superligë.
Finalja Vllaznia-Skënderbeu pritet të luhet më 30 maj. Skënderbeu e ka fituar vetëm një herë Kupën e Shqipërisë në vitin 2018, ndërsa Vllaznia 6 herë, për herë të fundit në vitin 2008.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta