Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë
Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 1\16 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e Shkodrës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Të parët që kaluan në epërsi ishin shkodranët me Vulaj, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të zhbllokuar shifrat në minutën e 11-të.
Në minutën e 20-të me një aksion model të ekipit kuq e zi ishte blerja e këtij viti për vlonjatët, Fernando, i cili riktheu balancën mes dy ekipeve. Ndërsa në minutën e 36-të, qendërmbrojtës Disha i dha golin e fitores skuadrës së Flamurtarit.
Pjesa e dytë, me gjithë tentativat e të dy ekipeve, u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë ekipi tjetër i Vlorës Futboll Club Labëria humbi 0 me 3 në fushën e vet kundrejt Kukësit.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje, por edhe në përballjet e tjera të skuadrës vlonjate, ishte numri i pakët i tifozëve në shkallët e stadiumit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta