Vllaznia merr ofertë, Alban Xhaferi kërkesë për t’u përfshirë te skuadra shkodrane

10 Qershor 2020 | 07:34

Klubi i futbollit të Vllaznisë varet nga Bashkia Shkodër, por privatizimi po shihet si opsioni që mund të çojë në zhvillimin e mëtejshëm të skuadrës.

Të martën, biznesmeni Alban Xhaferi ka paraqitur publikisht interesin për të investuar në skuadrën e futbollit të Vllaznisë.

Përmes një letre dërguar kryetares së bashkisë Voltana Ademi dhe Këshillit Bashkiak, Xhaferi ka pasqyruar dhe objektivat e tij, ku premton se në tre vite do të mundësojë që skuadra të marrë pjesë në komepticionet ndërkombëtare.

Po ashtu në letër thuhet se në harkun kohor të 5 viteve do riorganizohet Akademia e Vllaznisë.

Në objektiva përfshihet dhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit si dhe rritjen e politikave për marketingun në mënyrë që klubi të gjenerojë sa më shumë të ardhura.

Xhaferi është President i skuadrës së basketbollit Vllaznia. Edhe në vitin 2018 biznesmeni ka shfaqur dëshirën për t’u përfshirë në klubin e futbollit, që aktualisht prej rreth një viti po has probleme me financat, kjo edhe për shkak të ngërçit politik për sa i përket drejtimit të Bashkisë Shkodër.

 

Lexoni më shumë:

Hysen Dedja merr drejtimin e Vllaznisë pas largimit të Mirsad Jonuz

Vllaznia mbetet pa trajner, Mirsad Jonuz largohet pas vonesave me pagat

Problemi i pagave te Vllaznia, Kadia: Marrëveshja nuk ka përfshirë Këshillin Bashkiak, buxheti ende i parishikuar

Vllaznia rikthehet në stërvitje, lojtarët dhe drejtuesit arrijnë një marrëveshje për pagat e prapambetura

Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026