Vllaznia përballë Juventus, vajzat shkodrane sfidojnë italianet në “Loro Borici”

1 Shtator 2021 | 11:08

Skuadra e femrave të Vllaznisë do luajë sot në mbrëmje ndeshjen e parë të raundit të dytë të Champions League, me Juventusitn.

Vajzat kuqeblu synojnë një rezultat pozitiv në “Loro Borici” ndaj një kundërshtari që në letër është dukshëm më superior.

Takimi i sotëm do luhet në orën 19:00, ndërsa sfida e kthimit luhet pas një jave në Torino të Italisë.

Në Champions League në turin e parë vajzat shkodrane mposhtën pas 11- metërshave kampionet e Hungarisë të Ferencvarosh dhe tashmë në turin e radhës do të përballen me ekipin prestigjioz Italian Juventus.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për Vllazninë që pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit, do të bëjë maksimumin për të shkruar historinë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026