Vllaznia rikthehet në stërvitje, lojtarët dhe drejtuesit arrijnë një marrëveshje për pagat e prapambetura
Pas një bojkoti 3 ditor skuadra e Vllaznisë u rikthye këtë të hënë në stërvitje pasi mosmarrëveshjet mes lojtarëve dhe drejtuesve të bashkisë për pagat e prapambetura tashmë kanë marrë një zgjidhje.
“Na ka premtuar që do vazhdojnë shumë shpejt me pagesën e lojtarëve. Duke filluar që para ndeshjes me Flamurtarin. Kemi marrë fjalën që do jepen pagesat e plota, pra të katërt muajt” shprehet Gilman Lika, kapiten i Vllaznisë.
U zgjidh një problem por me sa duket një tjetër është në horizont. Kampionati pritet që të fillojë shumë shpejt dhe bojkoti 3 ditor nuk u ka bërë aspak mirë shkodranëve që tashmë janë në garë me kohën për të qenë gati për rinisjen e kampionatit. Edhe pse në kampin shkodran ka optimizëm.
“Ka qenë një pauzë 2 mujore por futbollistët kanë bërë stërvitje individuale dhe shpresojmë që të fillojmë kampionatin” thotë Safet Osja, zv.trajner i Vllaznisë.
Kampionati pritet që të rifillojë në datën 3 qershor edhe pse nuk është dhënë akoma një vendim zyrtar nga autoritet shëndetësore.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta