Vllaznia tashmë klub privat, presidenti Xhaferi prezanton objektivat
Vllaznia ka nisur një epokë të re, tashmë si një klub privat, me presidentin Alban Xhaferi që gëzon 100% të aksioneve të skuadrës kuqeblu.
Në një prononcim për mediat, numri një i klubit shkodran ka deklaruar se puna për sezonin e ri ka nisur dhe është vazhdim i projektit të filluar muaj më parë.
“Ky projekt do të jetë vazhdimësia e projektit që ka nisur një vit më parë dhe do të shtrihet në disa plane, kryesisht me ato që kanë të bëjnë me rikthimin e Vllaznisë te rezultatet, me rritjen e infrastrukturës, me gjithëpërfshirjen e të rinjve dhe gjithashtu me rritjen e prezencës së sponsorëve te ekipi i futbollit Vllaznia,” – u shpreh presidenti Xhaferi.
Infrastruktura sipas tij do marrë një rëndësi të veçantë, pasi konsiderohet si një nga elementët thelbësor.
Edicionin e shkuar Vllaznia u rendit në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Teutën, e cila u shpall kampion vetëm falë diferencës së golave të shënuar dhe atyre të pësuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta