Vlora, destinacioni i fundjavës, pushues nga vendi dhe të huaj ‘pushtojnë’ qytetin bregdetar
Ende pa nisur zyrtarisht sezoni turistik, qyteti i Vlorës ishte destinacioni i fundjavës për mijëra turistë nga vendi dhe jo vetëm. Për shkak të vizitorëve të shumtë, njësitë hoteliere u gjenden të papërgatitura, por përpos mungesës së shërbimeve, sërish turistët e preferojnë Vlorën.
“Kam ardhur disa herë në Shqipëri, tani kam ardhur për të jetuar dhe zgjodha Vlorën. Po mbyll kontratat dhe besoj ne shtator do të vij përfundimisht,” – u shpreh Gabriella italiania e cila është e magjepsur nga Vlora.
“Vij nga Ukaraina, kam një javë këtu, më pëlqen shumë,” – tha një qytetar.
“Jam nga Berati, kemi ardhur të kalojmë të fundjavën pasi është shumë bukur në Vlorë,” – u shpreh një qytetar tjetër.
Të shumtë kanë qenë turistët nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur Vlorën.
“Jam nga Vlora por jetoj në Prishtinë prej 20 vitesh. Ka ndryshuar shumë, për mirë kuptohet, vijmë gjithmonë,” – tha një qytetar.
“Vij nga Prishtina, pasi bashkëshortja ime është prej Vlore. Na pëlqen shumë, kur flasim për pushime në Shqipëri, zgjedhim vetëm Vlorën,” – u shpreh dikush tjetër.
Ndërsa vizitorët shprehen se atraksionet turistike e bëjnë Vlorën qytetin më të bukur në Shqipëri, vendasit shpresojnë për një sezon turistik të çliruar nga pandemia ndryshe nga ai i vitit të kaluar.
Operatorët turistik shpresojnë që vaksinimi të ecë me ritme të larta, pasi përgatitjet për çeljen e sezonit turistik sapo kanë nisur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Udhëtimi me kroçerë, nis lundrimi në Mesdhe, protokolle të rrepta sigurie të shëndetit
- Reshje të pakta shiu, por s’do të mungojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën
- Muaji prill pati tre herë më pak raste dhe viktima nga COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta