Vodafone marrëveshje me ministrinë| Bashkë për digjitalizimin e turizmit
Vodafone Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe promovimin e turizmit në Shqipëri”.
Qëllimi i saj është angazhimi dhe promovimi i nismave e programeve gjithëpërfshirëse turistike e mjedisore, që do të ndërmerren nga palët, bazuar në teknologjitë dhe veprimtarinë e Vodafone Albania në të gjithë Shqipërinë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Kumbaro dhe drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki.
“Vodafone ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë për 21 vite, nëpërmjet rrjetit Vodafone, i cili lidh njerëzit nga Vermoshi në Konispol. Përmes këtij memorandumi hedhim një hap përpara, duke vënë kanalet tona në dispozicion të promovimit të mundësive të mrekullueshme që Shqipëria ka mundësi t’u ofrojë turistëve. Por sot jemi këtu edhe për mjedisin. Projekti ynë më i ri është pikërisht riciklimi i baterive konsumatorë,” – u shpreh Stathaki.
“Ne e përdorim telefoninë mobile për të folur me njëri-tjetrin, por është fantastik ky bashkim që kemi këtu sot, për ta bërë Vodafone-in edhe një mjet komunikimi mes vendeve. Mu duk fantastike ideja se si ne mund të bashkëpunojmë, si në sektorin e mjedisit, edhe në atë të turizmit, në radhë të parë për të promovuar Shqipërinë turistike. Jam e mbresuar shumë pozitivisht edhe nga dimensioni mjedisor që përpiqeni të zhvilloni si Vodafone, duke ju falënderuar për mbështetjen që i keni bërë edhe planit të pastrimit kombëtar,” – deklaroi Kumbaro.
Programet e marrëveshjes synojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe mbrojtjen e një mjedisi e planeti të qëndrueshëm nëpërmjet fushatës #switchtogreen.
Përmes teknologjisë e shërbimeve që ofron Vodafone Albania, do të promovohet turizmi në Shqipëri si dhe identifikohen “perlat të fshehura” në vendin tonë. fushatat do të jenë digjitale, por dhe nëpërmjet ofrimit të ofrimit të paketave Tourist Pack në pika kyçe turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta