Vodhën objekte kulti në Korçë, arrestohen 2 të dyshuar
2 persona të dyshuar për vjedhje në objekte kulti në Korçë janë arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
G., 52 vjeç dhe O. T., 40 vjeç, banues në Korçë akuzohen për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”.
Ndërsa K. F., 42 vjeç po hetohet i lirë, për “përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
2 të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur në fshatrat Malavec dhe Drenovë, Korçë, në dy objekte kulti (xhami dhe kishë), një shumë lekësh dhe një foni zëri, të cilën më pas ia kanë shitur shtetasit K. F.
Gjithashtu, më datë 23.10.2022, në lagjen nr. 2, Korçë, kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një ikonë, në një kishë, ndërsa më datë 16.03.2022, në xhaminë e fshatit Malavec, Korçë, kanë vjedhur foninë e zërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhej në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta