Vodhi makinën, shoferi përplas 6 këmbësorë në Los Angeles. Arrestohet autori
Një makinë goditi dhe plagosi gjashtë këmbësorë, përfshirë një oficer policie, në Culver City, Los Angeles. Autori dyshohet i kishte vjedhur makinën dikujt dhe e kishte kërcënuar me thikë.
Shoferi i makinës dyshohet se goditi dy persona me automjetin e tij përpara se të fillonte ndjekja e policisë, ndërsa më vonë goditi dhe plagosi katër të tjerë në përpjekjen e tij për t’u arratisur.
Ende nuk dihet se sa seriozë janë lëndimet e këmbësorëve. Në të njëjtën kohë, disa automjete pësuan dëme materiale gjatë përplasjes. Policia arrestoi shoferin. Motivi i shoferit nuk dihet ende.
“Nuk e di se cili ishte motivi i tij apo logjika e tij. Ajo që dimë është se ai veproi në mënyrë të pamatur dhe të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetë në qytetin tonë”, tha departamenti i policisë së qytetit.
Sulmuesi u dërgua në spital me lëndime të lehta dhe përballet me një sërë akuzash, përfshirë tentativë vrasjeje. Hetimi për incidentin është duke vazhduar.
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit