Volejboll për femra, Skënderbeu shënon fitoren e parë në finalen me Tiranën
Në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, Korçë është luajtur finalja e parë e volejbollit për femra, midis Skënderbeut dhe Tiranës, ku fitoren e ka marrë Skënderbeu.
Seti i parë u luftua deri në fund, ndërsa dy setet e tjera i fituan lehtësisht volejbollistet korçare.
Tifozët kishin mbushur të gjithë pallatin e sportit për të ndjekur ndeshjen të cilët ishin shumë të entuziazmuar për fitoren e ekipit.
Trajneri i korçareve, Pandush Kapedani tha se ndikim të madh ka luajtur psikologjia dhe mbështetja e tifozëve.
“Psikologjia, taktikat, ekipet ishin aty-aty të përgatitur taktikisht të vendosur në fushë më së miri, ndoshta ai ndryshimi që bëra në setin e parë solli diçka ndryshe, por fitoi dhe shpirti i publikut korçar në setin e parë”, tha Kapedani.
Kapitenia e këtij ekipi, Elena Bego ka treguar se loja u dominua plotësisht nga ato, e cila shtoi se fitorja e Skënderbeut ishte e pritshme, ndërkohë në Tiranë rrjedha do të jetë pak më ndryshe.
“Ishte një fitore plot me emocion, ku të gjitha dhamë maksimumin, në finale gjithmonë fitohet dhe nuk luhet dhe ne ja dolëm ta mbyllim finalen e parë me fitore”, tha Bego.
Kapitenia e ekipit Tirana, Amarilda Prenga tha se kundërshtarët luajtën më mirë dhe se tifozëria bëri punën e vet, prandaj nuk dhanë maksimumin që duhej.
Trofeu, në rast të rivalitetit dhëmb për dhëmb me Tiranën mund të shkojë deri në 5 përballje, por Skënderbeu ka avantazhin se luan një ndeshje më shumë në qytetin e tij.
Për herë të fundit, skuadra korçare e ka ngritur kupën e kampionëve në në vitin 1986.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje