Volejbolli mbetet në pritje, Vokopola: Duam të luajmë, shkëputja e gjatë dëmton skuadrat
Që prej muajt mars kampionati i volejbollit në vend ka ndaluar pas urdhrit të qeverisë për të mos lejuar aktivitetet sportive në salla të mbyllura.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit u shpreh për Euronews Albania se nuk ka më kuptim që të mos luhet volejboll edhe për vetë faktin që ky sport bën të mundur ruajtjen e distancës.
“Kurse volejbolli është I ndarë në dy fusha dhe lojtarët e të njëjtit ekip kanë largësi nga njëri tjetri. Duke parë edhe të gjithë aktivitet e tjera që lejoi ministria me qendrat tregtare, transportin publik me hapjen e shollave hapjen e palestrave fitness dhe kafet dhe restorantet jemi në pritje që kjo gjë të ndodhe pasi dëmtohet volejbolli duke ndjekur për një kohë të gjatë pa aktivitete”,- u shpreh Albens Vokopola
Që prej muajt gusht Federata e Volejbollit i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit por Vokopola shprehet se akoma nuk është marrë një përgjigje zyrtare.
Sipas tij volejbolli ka nisur të luhet në të gjithë Evropën dhe kërkon nga qeveria minimalisht një përgjigje që skuadrat te kenë kohë të përgatiten pasi pauza e gjatë i ka dëmtuar së tepërmi.
“Shkëputja nga aktiviteti sidomos I këtyre sporteve të lë goxha mbrapa. Shkëputesh një ditë dhe të duket sikur ke mbetur disa javë. Mos e konsiderojmë faktin që ka muaj pa aktivitet dhe tani mund të themi që tani ka nisur stërvitja në ambient të hapur. Por këtu ka të bëjë shumë elementi teknik dhe taktik, janë reflekset në sport që duhet të stërviten duhet të jetë prapë grupi bashkë kjo do kohën e vet dhe e dëmton”,- tha ai.
Vokopola foli edhe për bojkotin e kampionatit të futbollit. Ai e quajti të gabuar rrugën e ndjekur nga Liga Profesioniste e Futbollit.
Sipas tij situata nuk mund të përmirësohet duke vendosur kushte edhe pse ndan të njëjtin mendim për sa i takon pikës më të diskutuar që është ligji i sponsorizimeve pasi prek gjithë sportin në tërësi.
“Është bërë një ligj sponsorizimi, është diçka më mirë se ai që ishte më përpara. Duhet të marrim shembullin e Kosovës që e kemi më pranë që është e fokusuar shumë te sporti po investon shumë dhe do të eci”,- tha Vokopola në fjalën e tij.
Ai u shpreh i gatshëm që Federata e Volejbollit të ulet në bisedime edhe pse nuk ka marrë akoma një ftesë zyrtare as nga përfaqësuesit e futbollit e as nga qeveria shqiptare.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta