Volejbolli për femra, Tirana dështon në Korçë

1 Tetor 2022 | 12:42

Skënderbeu në volejboll për femra, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri.

Korçaret fituan të tre setet ndaj Tiranës, me miket të cilat nuk mundën të vendosnin në vështirësi kundërshtarin për asnjë moment.

Trajneri Orlando Koja, shprehet se është i lumtur për fitoren, ndërkohë që konfirmon se Skënderbeu nuk ndryshon objektivin.

Në anën tjetër, tek kryeqytetaset gjërat nuk funksionuan ashtu siç, ndërkohë trajneria Amarilda Prenga, shton se skuadra ka probleme.

Një nga lojtaret më të mira tek vendaset, ishte dhe Hanna Okuhara, e cila e vlerëson maksimalisht kalimin tek Skënderbeu.

“Kjo ishte ndeshja ime e parë me Skënderbeun, unë mendoj që ekipi luajti mirë me pasime dhe gjuajtje. Vajzat me ndihmuan shumë dhe këtë e vlerësoj. Jam krenare për këtë ekip. Jam e lumtur që erdha këtu në Shqipëri. Unë e dua këtë vend. Të gjithë janë mirëprites dhe të gjithë janë gati të ndihmojnë”, u shpreh ajo.

Këtë të shtunë zhvillohen dhe 3 përballje të tjera në kuadër të Superligës në volejboll për femra.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026