Voskopoja mbi popullohet nga turistët, problem ora policore

20 Dhjetor 2020 | 19:57

Çdo fundjavë rrugët me kalldrëm të Voskopojës janë të populluara nga turistët, të cilët zgjedhin këtë fshat për të pushuar. Për vizitorët është një “arratisje” nga situata e pandemisë, ku mes ajrit të pastër dhe larg zhurmës kalojnë disa ditë çlodhëse.

Normalisht në këto ditë të vështira që po kalojmë, qoftë edhe nga kufizimet e vetmja alternativë që mund të lëvizim nëpër Shqipëri është të zbulojmë vendet dhe herë pas here në Voskopojë si një nga vendet më preferenciale që ne kemi.

“Po na orientuan, na thanë që është një vend i bukur, diçka e re për familjen time. Është shumë bukur, për t’u kënaqur normalisht që po”, shprehet një vizitor.

“Po kënaqemi, arsyet janë shumë, këtu ka ajër të shumë të pastër dhe faktikisht kemi ardhur për të parë ku do ta festojmë vitin e ri”, shprehet një vajzë.

Unë jetoj në Tiranë, jam me origjinë nga Korça dhe Voskopoja me tërheq shumë sepse është një, mund ta quaj qytet dhe jo fshat. Shumë relaksues, shumë me histori, me njerëz shumë të kulturuar, të sjellshëm, mikpritës dhe mua me pëlqen te vij here pas here në Voskopojë, shfrytëzoj natyrën dhe të merrem dhe me këtë turizmin aventuresk”, thotë një tjetër.

Për disa të tjerë e është e papranueshme ndalimi i muzikës live dhe mbyllja nëpër dhoma pas orës 22:00.

“Që të argëtohen njerëzit edhe më mirë duhet të ketë muzikë, dhe deri në orën 10 është e pamjaftueshme, të paktën të jetë deri në orën 12 të natës, që të jetë e mjaftueshme. Të bësh gjithë atë rrugë, të vish për qejf, në çdo vend, jo vetëm në Voskopojë e mos ketë një argëtim, këtu është sikur të vish të flesh gjumë dhe të dalësh të nesërmen”, deklaron një vizitor.

Ky problem pranohet edhe nga pronarët e hoteleve, të cilët tregojnë se herë pas here kanë ankesa dhe anulime pronetimesh.

“Problemi kryesor e kemi në ora policore. Shumica e turistëve që ne punojmë janë nga Tirana, nga rrethe të largëta. Orari i punës zyrtar është ora 4, të vijë ai nga Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani do 3-4 orë. Ne orën 7-7:30 vjen këtu, në orën 8 duhet të mos kesh muzikë dhe në orën 10 duhet të mbyllesh. Ai sapo ka hyrë dhe dhomë, zbret në restorant, për një orë duhet të ngjitet lart. Kemi dhe ankesa nga turistët se është shumë i shkurtër orari ne ardhje deri në ngrënien e darkës dhe kemi shumë anulime“, tha Anton Falo, pronar hoteli dhe restoranti.

Në rast se do të ketë zgjatje të orarit kufizues, për Antonin është më mirë të mbyllet fare biznesi i tij. “Më mirë ta mbyllin pastaj, ai në orën 8 vjen, direkt duhet të kalojë në dhoma. Atëherë është me mire te flejë në shtëpinë e tij sesa të të bëjë dhe rrugën, të paguajë dhe leket e hotelit dhe të vijë vetëm për të fjetur këtu. Është shumë, shumë keq nuk e di si do behet, më mirë të na mbyllin, jam dakord të na mbyllin”, shton ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026