Vota e emigrantëve, zbardhet vendimi për regjistrimin e adresave

27 Nëntor 2020 | 20:17

Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim i cili parashikon mënyrën e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Vendimi synon që nëpërmjet regjistrimit në portalin e-albania, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfitojnë shërbimet e gjendjes civile si edhe të drejtën e votës.

Konkretisht deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton. Në rast se kryefamiljari ka edhe persona të tjerë në certifikatën familjare, bën edhe regjistrimin e tyre.

Të dhënat që do të hidhen në portal duhet të shoqërohen edhe me dokumente zyrtare që provojnë gjeneralitetet e shtetasit dhe adresën e plotësuar në formular, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.

Këto të dhëna më pas, do të verifikohen nga punonjësit e zyrës së gjendjes civile.

Vendimi parashikon gjithashtu se në rast ndryshimi të adresës, shtetasi deklaron adresën e re brenda 60 ditëve nga data e lidhjes së kontratës së qirasë apo e shitblerjes së objektit të banimit, si dhe çdo dokument tjetër që provon ndryshimin e adresës.

Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përgatitur edhe materialet për të shqyrtuar mundësinë e implementimit të votës së diasporës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026