Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, Haçkaj: Politika ka frikë nga votat e diasporës, po privohen nga të drejtat

20 Prill 2021 | 12:44

Florian Haçkaj, bashkëthemelues i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ tha për Euronews Albania se si lëvizje ata kanë shtyrë që prej fillimit mundësimin e votës së diasporës.

Sidoqoftë, ai tregoi se vota e diasporës krijon dhe një frikë në politikë dhe për këtë arsye nuk u bë i mundur votimi i emigrantëve nga kudo janë, me karantinën që vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Në gjykimin tonë ky është një vendim për të penguar pjesën e diasporës që u privua nga vota nga ku jetojnë, por kishin mundësi të vinin fizikisht sepse ja ku është Greqia, po privohen nga e drejta e votës,” – u shpreh Haçkaj.

Siç tha dhe ai, ka shumë qytetarë që e kanë kundërshtuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve i cili sipas Haçkajt, ka një ndikim politik dhe po iu heq të drejtën e votës atyre që jetojnë në diasporë.

Bashkëthemelues i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ tregoi se kanë nisur një fushatë ku i bëjnë thirrje njerëzve të dalin të votojnë dhe atyre që jetojnë në diasporë gjithashtu, teksa tregoi se dhe ai vetë familjarisht ka ardhur nga Zvicra për të votuar duke e konsideruar këtë një kosto e rëndësishme që duhet paguar për hir të demokracisë.

Në fund të intervistës për Euronews Albania, Florian Haçkaj tha se po mendojnë të ndërmarrin hapa ligjor dhe ndaj partisë në pushtet apo KQZ-së për heqjen e të drejtës legjitime, atë të votës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026