Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ vendos sot zonën në Tiranë ku do të bëhet procesi pilot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos sot njësinë në Tiranë ku do të bëhet testimi i pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
Zona që pritet të miratojë Komisioneri i Zgjedhjeve është KZAZ-ja numër 40 që përkon të jetë në njësinë numër 10 në kryeqytet.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të vendosë për caktimin e personelit të kualifikuar për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit në qendrën e votimit.
Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili u kërkoi partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet procesi pilot i votimit elektronik.
Në kërkesën e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëhet me dije se sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilote të cilat do të përfshijë jo më shumë se 20 për qind të zgjedhësve duke filluar nga zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Pavarësisht nga ky rregull në zgjedhjet e para për kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100 për qind të votuesve.
Lexoni gjithashtu:
Votimi dhe numërimi elektronik, PD dhe PS propozojnë qarqet e tyre të përzgjedhura
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta