Votimi elektronik:Të gjitha partitë duan Korçën, vendimi në dorën e Celibashit

8 Janar 2021 | 15:43

Janë dy procese teknologjike që pritet të përdoren për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Krahas identifikimit biometrik, si projekt pilot do të bëhet edhe votimi dhe numërimi elektronik në një zonë që duhet të ketë jo më pak se 10% e totalit të votuesve në vend.

Nga propozimet e dërguara në KQZ, të gjitha partitë janë pajtuar për Korçën, por ndahen në variantin tjetër, mes Tiranës dhe Fierit.

Euronews Albania u interesua te palët politike për të mësuar arsyen e zgjedhjes së Korçës si zonë e përshtatshme për të bërë pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik. Nga mazhoranca nuk shprehën interesim që të flisnin për arsyen e përzgjedhjes së Korçës dhe Tiranës.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike, Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore u shpreh se përzgjedhja e Korçës dhe Fierit vjen për shkak të larmisë që ofrojnë këto dy qarqe, dhe mund të jenë simulim i mirë për të gjithë vendin.

 “Janë zgjedhur qarqe, të cilët për vetë natyrën e tyre, kanë një shtrirje të madhe, kanë qendra të mëdha urbane, ashtu siç kanë edhe zona të thella rurale, anë reliev të thyer, pra duke bërë një mini simulim të implementimit të këtij projekti në të gjithë territorin e vendit, i cili ka karakteristika të ndryshme. Mendojmë se këto qarqe paraqesin dhe simulojnë më së miri, karakteristikat dhe sfidat me të cilat do të përballet implementimi i këtij projekti njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë”, shprehet Kaso.

Sakaq, burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thanë se vendimmarrja nga komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet brenda pak ditësh. Hapi i radhës pas përzgjedhjes së zonës, do të jetë nisja e procedura për të lidhur kontratën me kompaninë që do të marrë përsipër këtë proces.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026