Votimi i buxhetit 2021, kryeministri Hoti kërkon mbështetje nga deputetët
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Për këtë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancën plenare dhe të mbështesin ligjin, duke thënë se votimi i tij siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Shefi i qeverisë së Kosovës pohon se votimi i buxhetit për vitin 2021 ndihmon qytetarët e papunë dhe bizneset, të cilat ndodhen në vështirësi financiare për shkak të pandemisë së Covid-19.
“Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Më herët thirrje për votim të buxhetit ka bërë edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se do të mbështesë votimin e projektligjit për buxhetin.
Në paraqitjen e parë publike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti tha se Kuvendi nuk duhet të shpërndahet pa miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Dua të siguroj qytetarët, partnerët tanë, bizneset, që ne do të jemi në krye të detyrës, sidomos sa i takon në menaxhimin e situatës në pandemisë, në të cilën kemi treguar rezultate të mira. Unë para jush bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin për vitin 2021.Kam mbajtur një takim edhe me bizneset dhe kërkesa e tyre është që ky buxhet të votohet. Pres që Kuvendi të miratoj buxhetin. Të mos pengohet puna deri në formimin e qeverisë së re”, theksoi Hoti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta