Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, SHBA-ja mesazh të qartë palëve politike
Pas kalimit të Kodit Zgjedhor me 97 vota pro në Parlament, ka reaguar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada thotë se shumica dështoi për ruajtjen e konsensusit të përbashkët në Këshillin Politik.
Sipas saj, kalimi i kodit në Parlament duhet cilësuar si ndryshim shtesë, dhe jo shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.
“Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë-brenda dhe jashtë parlamentit-për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare.
Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik. Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë-dhe jo shkelje- të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik”, thekson ambasada e SHBA.
Mes tjerash, ambasada amerikane në Shqipëri kërkon angazhim maksimal nga të gjitha palët politike për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e duhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë-duke filluar por jo vetëm ata në pushtet-për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar”, shtoi ambasada.
Lexoni gjithashtu:
Pas SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar kritikon mungesën e konsensusit për Kodin Zgjedhor
Si votuan deputetët për Kodin e ri Zgjedhor, kush ishte kundër
Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta