Votimi i Kodit Zgjedhor, Aleksandër Çipa tregon dy efektet e menjëhershme në sferën politike
Parlamenti i Shqipërisë me 97 vota pro miratoi sot ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, ndërsa opozita jashtëparlamentare hodhi kritika ndaj kryeministrit Edi Rama se me ndryshimet e njëanshme po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.
Analisti dhe njëherësh kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha për Euronews Albania se kalimi i kodit shënon një moment të ri politik në vend. Sipas tij, akti i sotëm në Parlament do t’i hapë rrugë zyrtarisht nisjes së fushatës elektorale dhe kthimin e ballafaqimit politik mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
“Kalimi i ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë të veçantë i Kodit të ri Zgjedhor krijon një moment të ri politik, duke krijuar dy momente. Së pari fillimin e fushës zyrtare elektorale në vend, dhe së dyti kthimin e balancave të ndeshjes dhe ballafaqimit politik, midis dy kampeve kryesore, si PD dhe PS-së”, tha ai.
Ai beson se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pluralizëm partiak më të shtuar në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë.
“Pavarësisht nga atakimi që palët politike po i bëjnë këtij procesi, unë mendoj se në procesin zgjedhor të 25 prillit të vitit 2021, ne do të kemi padyshim një spektër të pluralizmit partiak më potencial në parlamentin e ardhshëm. Kjo është evidente për dy arsye. Më së pari për shkak të pragut të ulët elektoral. Dhe së dyti, për mënyrën se si po ndryshon metodologjia e procesit të ardhshëm zgjedhor”, tha ai.
Gjithashtu z. Çipa shtoi se me miratimin e Kodit Zgjedhor sot në Parlament u cenuan dy çështjet kryesore të marrëveshjes së 5 qershorit, që ka të bëjë me koalicionet dhe hapjen e listave zgjedhore. Sipas tij, kjo pjesë do të mbajë të ndezur debatin mes opozitës dhe mazhorancës qeverisëse.
“Dy prej çështjeve me të rëndësishme të 5 qershorit, pas kalimit të Kodi Zgjedhor janë cenuar dhe kjo hap debatin mes opozitës dhe mazhorancës”, theksoi Çipa.
Lexoni gjithashtu:
Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar
Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Koalicionet s’mund të jenë kope, sot ne do t’i qytetërojmë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta