Votimi për zgjedhjet në Rusi përfundon të dielën, nuk do të ketë vëzhgues të OSBE-së
Qytetarët rusë kanë nisur të votojnë për të zgjedhur një parlament të ri. Votimi përfundon ditën e diel, më 19 shtator. Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ pritet të fitojë sërish.
Zgjedhjet janë një provë e kontrollit të pushtetit të presidentit Vladimir Putin në 11 zonat, nga Oqeani Paqësor deri në Detin Baltik, ndërsa Kremlini përballet me kritika të brendshme për shkak të uljes së standardeve të jetesës dhe raporteve të tensionuara me Perëndimin.
Në Moskë dhe disa rajone do të përdoret për herë të parë votimi elektronik, një risi që kritikët kanë frikë se është jotransparente dhe e hapur për abuzim. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë nuk do të dërgojë vëzhgues për herë të parë në Rusi, që nga zgjedhjet në 1993.
Që në orët e para të mëngjesit disa qytetarë u mblodhën pranë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të protestuar kundër përjashtimit të opozitës nga zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Mosnjohja e zgjedhjeve’, Rusia i përgjigjet PE-së: Ndërhyrje të papranueshme
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve