Votohet “rimëkëmbja”, pas 7 seancash mazhoranca në Kosovë gjen 64 votat e nevojshme
Pas 7 seancash është arritur të votohet paketa për rimëkëmbjen pas pandemisë në Kosovë. Në sallën e parlamentit ky ligj mori 64 votat e nevojshme, ndërkohë që deputetët e PDK dhe Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim.
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton KosovaPress.
Trusti bën të ditur të gjithë kontribuuesit se detajet për aplikim do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti.
“Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, sqaroi Trusti.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta