English

Votohet sot mocioni i mosbesimit në Bullgari, protesta para parlamentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koalicioni centrist i Bullgarisë është në prag të kolapsit pasi  këtë të mërkurë përballet me një votë mosbesimi.

- Advertisement -

Ligjvënësit debatuan për mocionin në Asamblenë Kombëtare të vendit.

Kryeministri Kiril Petkov formoi koalicionin katërpalësh dhjetorin e kaluar me partinë e tij “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” dhe u zotua se do të pastrojë korrupsionin.

Të martën në mbrëmje, rreth një mijë protestues pro-qeveritar u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit në Sofje, për të shprehur shqetësimin e tyre. Ata brohorisnin së bashku do t’ia dalim.

Petkov, i cili është një udhëheqës i arsimuar në Harvard dhe një politikan pro Bashkimit Evropian, u ka kërkuar ligjvënësve që të mbajnë parasysh interesat e qytetarëve  ku të  votojnë për mocionin.

Mocioni i mosbesimit u paraqit javën e kaluar nga partia e qendrës së djathtë, GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, i cili sundoi Bullgarinë për rreth një dekadë deri në vitin 2021. Ai u bazua në argumentet duke përmendur “dështimet” në financat publike dhe politikën ekonomike përballë rritjes së inflacionit.

Nëse qeveria humbet mocionin sot, kjo mund të shkaktojë zgjedhjet e katërta në Bullgari që nga prilli 2021 kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?