Voton Albin Kurti: Kosova si shtet i pavarur sot i kthehet popullit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka hedhur votën e tij pak para orës 10: 00 të paradites së sotme teksa në një prononcim për mediat e ka cilësuar të sotmen një ditë të bardhë e të shndritshme si e ardhmja që e pret Kosovën.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, në mënyrë që Kosova si shtet i pavarur t’i kthehet popullit.
Qytetarët kanë nevojë për demokraci dhe institucionet për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe më e drejtë, e cila më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe përdorur.
Kosova si shet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, u shpreh z. Kurti.
Kosova voton sot për të zgjedhur qeverinë e re. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Lista përfundimtare përmban, 1 milionë e 794 mijë e 862 votues. Janë rreth 143 mijë votues më pak se në zgjedhjet e tetorit të 2019.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta