Vrasësi i 77 personave padi kundër shtetit, pretendon për shkeljen e të drejtave

8 Janar 2024 | 17:02

I dënuari për vrasje në masë, Anders Breivik u shfaq në gjykatë të hënën, në përpjekje për të paditur shtetin norvegjez për shkelje të të drejtave të njeriut.

Breivik, një ekstremist i djathtë që vrau 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri, u paraqit përpara gjykatësve në Oslo, me argumentin se kufizimet e vendosura ndaj tij që nga burgimi në 2012-n janë një trajtim çnjerëzor që bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Breivik aktualisht gëzon të gjitha akomodimet. Në qeli ai ka televizor, Xbox dhe palestër, por avokati i tij thotë se ai e ka të pamundur të lidhë marrëdhënie me dikë jashtë burgut dhe se pengimi për të dërguar letra jashtë është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Më 22 korrik 2012, Breivik vrau 8 persona në një sulm me bombë në Oslo, përpara se të drejtohej tek një kamp rinor në ishullin Utoja, ku i veshur si oficer policie vrau me armë automatike 69 adoleshentë.

Deri më sot ai nuk ka shfaqur pendesë për sulmet, të cilat i portretizoi si një kryqëzatë kundër multikulturalizmit në Norvegji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026