Vrasja babë e bir, arrestohet informatori i vrasësit

9 Nëntor 2020 | 18:43

Policia ka arrestuar Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit të ndodhur rreth 8 vjet më parë në Elbasan.

Dokoli, dyshohe se ka luajtur rolin e informatorit për autorin e vrasjes së Gentianit, që ndodhej në arrest shtëpie.

Gentian Beqiri ishte në hetim nga policia pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjes, ngjarje e cila do të sillte me dhjetëra persona të vdekur për shkak të hakmarrjes që ende vazhdon.

Dokoli gjithashtu njihet si mik i fisit Çapja të njohur për veprimtarinë kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë vetëm një muaj më parë në Greqi u arrestua Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur dhe me tre identitete të  tjera. Ai u kap nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kurse në korrik 2019 në Itali u arrestua Etjen Cani i dyshuar gjithashtu për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026