Vrasja e 22-vjeçares për hixhabin, Ylli Gurra: Nuk ka asnjë bazë fetare
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka asnjë bazë fetare vrasja e 22-vjeçares në Iran.
“Për fatin e mirë jo vetëm për pjesën myslimane, por gjithë shoqërinë shqiptare, tentakulat e ndikimit iranian janë larg Shqipërisë. Nuk ka asnjë bazë fetare për ekzekutimin e një vajze 22-vjeçare. Nuk ka asnjë bazë fetare”, u shpreh Gurra.
Ish-myftiu sqaroi se në momentin që besimtari detyrohet t’i përkushtohet një feje, ai nuk mund të besojë realisht në apo të kryejë rritet fetare.
“Besimi në Zot dhe praktikimi i ritualeve fetare është në vetëdijen e plotë dhe në vullnetin e lirë të atij apo asaj në moshë madhore. E kundërta është manipulim përmes besimit”, u shpreh Ylli Gurra.
Një 22-vjeçare iraniane humbi jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.
Presidenti i Iranit ka urdhëruar një hetim për këtë rast. Policia shprehet se vajza pësoi atak në zemër, madje publikoi një video ku ajo shfaqet në qendrën e edukimit në momentet kur u ndje keq.22-vjecarja ra në koma por nuk arriti të mbijetonte.
Ndërkohë në Iran kanë shpërthyer protestat, pasi akuzohet shteti se ka vrarë 22-vjeçaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta