Vrasja e 4 personave në Velipojë sjell largimin e turistëve
Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Velipojë, ka sjellë edhe largimin e turistëve nga hoteli i familjes Gocaj, në afërsi të të cilit u vranë 4 persona.
Për Euronews Albania, një turist, me çanta në duar, është shprehur se po largohet nga ky holet për të shkuar tek një tjetër.
“Pushimet nuk i kemi përfunduar, por ndodhi kjo ngjarje dhe do ikim. Ne i kemi dëgjuar krismat nga ora 00:20. Po e nderojmë hotelin dhe jemi duke shkuar në një hotel tjetër”, shprehet turisti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pulaj Plazh të Velipojës, ku mbetën të vrarë: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli.
Ndërkohë, të plagosur kanë ngelur Hasan Ferracaku, i cili është vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmilind Dyli.
Dyshohet se sherri nisi për vendosjen e shezlongëve pranë detit.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se mund jetë përdorur gjatë sherrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta