Vrasja e 4 protestuesve në bulevard, 11 vite mes premtimeve e deklaratave për ndëshkueshmëri
Prej 11 vitesh vrasja e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt janë pa autorë.
Vit pas viti 21 janari është përkujtuar nga qeveria shqiptare me homazhe.
Takimet me familjarët e viktimave janë pasuar me premtim dhe deklarata të njëpasnjëshme për drejtësi.
“Drejtësia për 21 janarin nuk u duhet vetëm familjeve të katër burrave, u duhet të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare”, qe shprehur Edi Rama në 2013.
Në vitin 2014 Rama premtoi sërish ndëshkueshmëri me t’u miratuar reforma në drejtësi dhe nisja e vettingut. Një vit më pas, kryeministri rikujtoi që drejtësia nuk kishte ndryshuar.
“Një nga shumë gjërat që nuk ka ndryshuar është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Asgjë nuk do e bëjë dot më të lehtë 21 janarin e vitit tjetër apo e viteve në vijim, padrejtësinë që bën drejtësia”, ishte deklarata e Ramës në 2015, 2 vjet pasi kishte marrë pushtetin.
Reforma në drejtësi kaloi dhe bashkë me të, premtimi i radhës.
“Ka humbur beteja por jo lufta. Gjërat po ndryshojnë në drejtimin e duhur. Në janar vetingu ka filluar dhe në shkurt me siguri do fillojë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng për kaq shumë vite drejtësinë”, u shpreh Rama në 2018.
Por as drejtësia e re, nuk solli drejtësi.
“Drejtësia nuk bën rolin e prokurorisë. Drejtësia do e bëjë të sajën dhe ata që i vranë për herë të dytë me njëri-tjetrin do përgjigjen si çdo përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie”, u shpreh Rama në 10-vjetorin e katër vrasjeve në Bulevard, në janar 2021.
Sot, pas 11 vitesh Kryeministri Rama deklaron se qeveria e ka shlyer detyrimin për viktimat e 21 janarit përmes reformës në drejtësi, e cila ka nisur të funksionojë.
E megjithatë, asnjë zyrtar apo ish-zyrtar nuk është dënuar për 4 protestuesit e vrarë në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta