Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet babai i autorit të ngjarjes
Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme Rrok Pepajn, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor me djalin e tij për kultivimin e lëndëve narkotike.
Falë bashkëpunimit të tij me forcat e policisë ditën e djeshme u bë e mundur lokalizimi i parcelës së drogës si dhe gjetja e dy trupave të pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Ditën e sotme, Rrokut i është komunikuar akuza për kultivim të lëndëve narkotike dhe është ndaluar nga policia.
Trupat e pajetë të Vilson Çotajt dhe Klement Pepajt, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë rreth gjashtë ditë më parë, u gjetën në një nga malet e Kastratit në Malësi të Madhe.
Deri tani Policia e qarkut Shkodër ka lëshuar një fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve.
Sipas burimeve paraprake thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt për parcelat e drogës, e cila dyshohet se ka përfunduar në përplasje me armë. Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në zonë pasi ngjarja mund të marrë përmasa të tjera, për vetë faktin se familjet e viktimave dha ajo autorit të dyshuar ndodhen afër njëra-tjetrës.
Lexoni gjithashtu:
U zhdukën para gjashtë ditësh, gjenden të pajetë dy të rinjtë në Malësi të Madhe
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, sekuestrohet një makinë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta