Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Policia ngre disa pista për atentatin, hetime edhe në Tiranë

31 Maj 2020 | 10:58

Pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Bujar Hasani mbrëmjen e së shtunës në ambientin e jashtëm të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në Spitalin e Traumës ndërroi jetë edhe i plagosuri Paulin Gjergji.

53-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra ndërsa në rrethana ende të paqarta mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar. Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika ishte një person i skeduar më parë nga policia si mik i afërt i Ervis Martinajt.

Së bashku me këtë të fundit Hasani ka qenë i pranishëm edhe në vrasjen e Enton Nikajt në vitin 2015 në zonën e Linzës. Për zbardhjen e motiveve të ngjarjes janë angazhuar edhe specialistë nga krimet e rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Ndërkohë, pranë një hoteli në rrugën e Dibrës mbrëmjen e së shtunës shpërtheu një sasi tritoli duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Biznesi është në pronësi të babait të Ervin Matës, edhe ky një emër i njohur pasi në vitin 2018 u përfshi në një përplasje të armatosur në bllok me grupin e Martinajt.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se tritoli është hedhur nga një makinë në lëvizje, ndërsa po hetohet edhe nëse kjo ngjarje ka lidhje me ekzekutimin në Kurbin.

102430784_251914589578358_8920858042585579520_n.jpg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026