Vrasja e dyfishtë në Laç, policia zbulon dy pistoletat e autorit të dyshuar
Policia e Shtetit thotë se, ka zbuluar dy armë zjarri të tipit pistoletë të Eduart Lamaj, autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur një muaj më parë në autostradën Mamurras-Lezhë. Armët janë gjetur në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht. Sipas policisë dy armë dyshohet se, janë përdorur në ngjarjen kriminale.
Më 30 maj, mbeten të vrarë me armë zjarri Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. 30-vjeçari Lamaj i mbetur i plagosur në këtë ngjarje, u arrestua nga policia në shtratin e një klinike private në kryeqytet nga mbajta në vëzhgim e familjarëve të tij. Në pranga përfunduan dhe dy mjetë të cilët kishin pranuar ta mjekonin dhe operonin kundrejt një shumë parash pa lajmëruar policinë sipas detyrimit ligjor.
Zbulimi i Lamajti si autor i dyshuar erdhi pas analizave të ADN-së përmes gjurmëve të gjakut të gjetura në vendngjarje. Lamaj ka qenë disa vite më parë i skeduar dhe arrestuar nga policia. Dyshimet janë përforcuar dhe nga pamjet e kamera të sigurisë në hotelin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Në deklarimin paraprak Lamaj është shprehur se nuk ka pasur për qëllim t’i vrasë personat në hotel, por t’i dëmtonte, për shkak të një konflikti të vjetër me pronarin, një version aspak i besueshëm ky për hetuesit të cilët dyshojnë se grupi që kreu vrasjet është paguar për llogari të personave të tjerë.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta