Vrasja e efektivit të FNSH, vjehrri i të arrestuarit: Dhëndri natën e ngjarjes ka qenë te shtëpia ime

22 Dhjetor 2020 | 10:14

Astrit Gjoka, vjehrri i Nikoll Sherrnikut, i arrestuar si bashkëautor në vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela, ka deklaruar për mediat se ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, dhëndrin e ka pasur në banesë.

Dëshminë e tij, Gjoka thotë se e ka dhënë edhe në polici duke kërkuar të mos ngrihen akuza të pabaza ndaj të riut. 

“Nikoll Sherrniku është i fejuari i vajzës sime. Ka 4 vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij, deklaroj me bindje të plotë se Nikoll Sherrniku atë natë ka qenë tek shtëpia ime dhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar tek shtëpia, se në datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjarë dhe kemi shkuar më datën 5 tek shtëpia e Nikollës. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë tek shtëpia ime. Kam deklaruar edhe në polici për këtë fakt. Nikolla ka ndenjur ca kohë në Itali, ka punuar si mekanik dhe këtu rregullonte makina, ashtu me halle, me probleme. Unë e deklaroj se ka qenë tek shtëpia ime më datën 4 dhe mëngjes më datën 5 ka shkuar tek shtëpia e vet. Këtë fakt e kam deklaruar dhe në polici.  Për sa e kam dhëndër unë për 4 vite, nuk ka disponuar asnjëherë mjet në pronësinë e vet. Mund ta vërtetojnë. Me personin tjetër i shpallur në kërkim, absolutisht as unë dhe as ai nuk ka njohje fare. E kam ndihmuar ekonomikisht. I ka tejet të vështira kushtet. Shtëpinë që e ka ndërtuar akoma ka borxh. Unë kërkoj që të kapet ai tjetri pa asnjë lloj fakti. Është njeri hallexhi, kështu që mos të ngrihen akuza të pabaza. Është dorëzuar vetë në polici”, deklaroi vjehrri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ekzekutua me armë zjarri në aksin rrugor Milot-Lezhë.

26-vjeçari ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit në momentin që u ekzektua me 3 plumba nga persona të panjohur pranë fshatit Gahush. 

Pak minuta më vonë, Prela është gjetur i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij tip “Wolkswagen”, e cila kishte përfunduar jashtë rrugës.

Lexoni gjithashtu:

Sherr për dritat e makinës, arrestohet një prej autorëve të vrasjes së efektivit Xhulio Prela

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026