Zyrtarë dhe diplomatë dënojnë vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë
Vrasja e efektivit të policisë Saimir Hoxha paraditen e së martës në Lezhë ka nxitur reagime nga diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës në krye të detyrës të një efektivi, ndërsa thekson se të gjithë duhet të jenë mirënjohës për heroizmin e njerëzve të tillë që i shërbejnë të mirës publike.
“Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe kolegëve të efektivit të Policisë së Shtetit, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe të tjerë shërbime të emergjencës përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Ne shpresojmë që autorët të vihen para drejtësisë”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Më herët edhe presidenti Ilir Meta shprehu keqardhjen për vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë së shtetit ndërsa nxiti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen e autorëve, nxjerrjen para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.
“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!” shkroi kreu i shtetit në Facebook.
Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dënoi ngjarjen e rëndë teksa theksoi se ‘dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit’.
“Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajë dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!” shkroi Çuçi në një status në Facebook.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta