Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Komisioni “Xhafaj” nis vëzhgimet në terren
Me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor deputetë të mazhorancës dhe opozitës do të shohin nga afër kushtet e sigurisë në disa prej gjykatave kryesore të vendit.
Deri në fundin e muajit janar, anëtarët e komisionit “Xhafaj” do të bëjnë një vëzhgim të mjediseve ku kryhen seancat gjyqësore. Qëllimi është për të parë nëse elementët e sigurisë si për njerëzit e drejtësisë dhe qytetarët në proces janë të garantuara.
Në përfundim të këtij kontrolli parlamentar, komisioni “Xhafaj” do të bëjë një raport për kuvendin.
Të marten, i njëjti komision do të rikthejë diskutimin për disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nisma për të ndërhyrë në ligjet e reformës së drejtësisë është kundërshtuar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Ajo pretendon se zgjedhja e kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit bëhet nga KLGJ.
Sipas shoqatës ndryshimet e kërkuara në ligj i konfirmojnë ata si kryetarë të emëruar deri në 31 dhjetorin e 2028-ës, duke shmangur garën për drejtuesit e rinj në sistemin gjyqësor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta