Vrasja e këshilltares bashkiake në Liverpool, dënohen me 173 vite burg autorët

22 Nëntor 2023 | 14:36

Katër burra janë dënuar me 173 vite burg në total për vrasjen e punonjëses së këshillit në Liverpool. 28-vjeçarja Ashley Dale, u qëllua aksidentalisht në shtëpinë e saj pasi objektivi ishte i dashuri i vajzës, Lee Harrison.

Ky i fundit ishte i përfshirë në trafik droge dhe asokohe kishte probleme me bandat rivale.

Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2022 kur James Witham, 41 vjeç e detyroi të hapte derën e shtëpisë dhe filloi të qëllonte me automatik. 10 plumba dolën nga arma dhe një prej tyre e goditi në bark ndërsa 28-vjeçarja qëndronte pranë derës së pasme.

Joseph Peers, 29 vjeç, Niall Barry, 26 vjeç dhe Sean Zeisz, 28 vjeç, u shpallën gjithashtu fajtorë këtë të hënë. Mbi ta rëndojnë akuzat për vrasjen e Dale, komplot për vrasjen e Harrison dhe posedim të një arme dhe municioni të ndaluar.

Witham do të qëndrojë në burg për 43 vjet, Peers 41 vjet, Barry 47 vjet dhe Zeisz 42 vjet.

Gjykatësi Justice Goose, tha se vrasja kishte “tronditur si komunitetin lokal ashtu edhe shumë në këtë vend”, duke shtuar se përdorimi i një automatiku ushtarak për të vrarë një grua të re në shtëpinë e saj ishte “përtej çdo limiti”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026