Vrasja e Kirk, Trump: Urdhër ekzekutiv për të çmontuar ‘rrjetet terroriste vendase’

25 Shtator 2025 | 10:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të nënshkruajë këtë javë një urdhër ekzekutiv për çmontimin e “rrjeteve terroriste vendase” që ai pretendon se financohen nga grupe të krahut të majtë që nxisin dhunë kundër konservatorëve.

“Kjo dhunë është rezultat i demonizimit të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit nga demokratët radikalë të krahut të majtë, të cilët po bëjnë thirrje për shpërbërjen e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe po i krahasojnë oficerët e ICE-së me ‘nazistët ‘.

Ai theksoi se këtë javë do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për shpërbërjen e rrjeteve terroriste vendase.

Njoftimi i Trump erdhi në të njëjtën ditë që një person i armatosur vrau një të paraburgosur dhe plagosi dy të tjerë në zyrën e ICE në Dallas.

ICE ka qenë në qendër të masave të gjera të Trump kundër imigracionit të paligjshëm, të cilat kanë tërhequr kritika të gjera nga demokratët dhe aktivistët e imigracionit.

Të hënën, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të veçantë duke e shpallur lëvizjen e krahut të majtë antifashiste të njohur si Antifa një “organizatë terroriste vendase” dhe kërcënoi të hetojë dhe ndjekë penalisht ata që e mbështesin financiarisht atë.

Ai shkroi në postimin e tij se u bën thirrje të gjithë demokratëve që ta ndalojnë menjëherë këtë retorikë kundër ICE-së dhe zbatimit të ligjit në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026