Ekspertë gjermanë për vrasjen e Klodian Rashës
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi paraditen e së dielës në shtëpinë e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Në vizitën e cila nuk zgjatur më shumë se 15 minuta ministri i ri ka qenë i shoqëruar nga zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj si dhe drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.
Pas vizitës ministri Çuçi ka refuzuar të japë një prononcim për mediat ndërsa ka rënë në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Vizita ngushëlluese në shtëpinë e familjes Rasha vjen dy ditë pasi Bledi Çuçi mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i njësisë “Shqiponja”.
Lidhur me këtë ngjarje pas hekurave është lënë efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj ndërkohë që hetimet kanë mbetur peng i pistoletës së gjetur shumë pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani hetuesit nuk kanë siguruar gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që mund ta kenë hedhur armën në një pellg me ujë në zonën ku mbeti i vrarë i riu.
Ndërkaq burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se, gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve. Gjithashtu mësohet po shikohet mundësia që pistoleta mini-glock të dërgohet në një laborator të huaj për ekzaminime më të detajuara. Nga ana tjetër prokuroria po verifikon pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë për të parë nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta