Vrasja e Klodian Rashës, KiE: Zero tolerancë ndaj policëve të përfshirë në episode dhune
Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut gjatë një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësim sa i përket valës së protestave që kanë përfshirë Shqipërinë së fundmi, si pasojë e vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rasha nga policia.
Sipas komisioneres, Dunja Mijatoviç, autoritetet shqiptare duhet të hetojnë më tej rreth ngjarjes, si dhe policia duhet të shmangë përshkallëzimin e përleshjeve me protestuesit.
“Autoritetet shqiptare të tregojnë vetëpërmbajtje në mënyrën se si policia reagon në demonstrata dhe të kryhen hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të dhunës”, tha Dunja Mijatović, komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.
Gjithashtu komisionerja tha se kjo nuk është hera e parë përgjatë një viti që protestuesit dhe forcat e policisë përplasen.
Një tjetër problematikë që komisionerja ve në dukje është se policia nuk duhet të shfrytëzojë pandeminë COVID-19 për të ushtruar forcë kundër qytetarëve. Përdorimi i ujit për të shpërndarë protestuesit, i sprajit me piper apo mjeteve të tjera të rënda që kanë shkaktuar lëndimin e disa demonstruesve përfshirë edhe fëmijë, janë kritikuar gjerë nga Këshilli I Evropës.
Sipas Mijatoviç, Grumbullimet në një situatë pandemie duhet të shmangen, kurse policët duhet të bëjnë dallimin mes individëve të përfshirë në akte të dhunshme dhe atyre të cilët protestojnë në mënyrë paqësore, si dhe të përmbahen nga ushtrimi pa kriter i forcës.
Këshilli i Evropës ka bërë thirrje që autoritetet shqiptare te mos tolerojnë asnjë efektiv policie të përfshirë në episode dhune.
Euronews Albania, ka mësuar se Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” i ka paraqitur dy herë shqetësime për situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri zyrës së Komisioneres Mijatoviç për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.
Fillimisht më 4 gusht e së fundmi në datën 10 dhjetor, ku ndër shqetësimet kryesore ishin “përkeqësimi i sundimit të ligjit, gjendja e të drejtave të njeriut, veçanërisht për lirinë e shtypit dhe të drejtën për lirinë e tubimeve”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta