Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Ministri i Brendshëm shprehet se shumë shpejt organet ligjore do të finalizojnë hetime të paanshme për këtë vrasje.
Lleshaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të Rashës dhe shprehet se kjo është një humbje tragjike.
“E vërteta është ngushëllimi më i madh. Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.
Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.
Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.
Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë”, shkruan Lleshaj në Facebook.
Ndërkohë të rinjtë e FRPD-së janë ngritur në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave” me iniciale N.H.
Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, ndërkohë që ishte i armatosur.
Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.
Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Lexoni gjithashtu:
Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen
Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta