Vrasja e Klodian Rashës, nis hetim për të gjithë repartin ”Shqiponja”

17 Dhjetor 2020 | 15:02

Nisur nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçar, Klodian Rasha, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka nisur hetim administrativ për të gjithë repartin “Shqiponja”. Hetimi që prek njësinë speciale do të prekë të gjitha procedurat që ndjek kjo strukturë që nga mënyra e rekrutimit të efektivëve deri tek veprimet policore.

25-vjeccari Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj mbrëmjen e 8 dhjetorit pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar.

Përveç akuzës së rëndë për vrasje me dashje që Prokuroria do të ngrejë ndaj efektivit janë hedhur dyshime për se i riu është emëruar në shkelje të procedurave në këtë njësi të Policisë së Shtetit.

Prokuroria thotë se nga hetimet e deritanishme nuk provohet se arma e gjetur në vendin e ngjarjes i përket viktimës, duke ngritur të tjera dyshime.

Reparti “Shqiponjat” i njohur edhe si Skuadra Shqiponjat është një njësi e shpejtë e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit. Ata janë njësia më e specializuar për ndërhyrje të shpejtë pas RENEA-s.

 

Lexoni gjithashtu:

Gazetari i Euronews Albania tregon detajet nga pamjet filmike të natës kur u vra Klodian Rasha

Vrau Klodian Rashën, mbi efektivin e ‘Shqiponjave’ rëndon akuza ‘vrasje me dashje’

Familjarët e Klodian Rasha: Ishte vrasje me dashje, pensioni shkon për bamirësi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026