Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit i vënë flakën pemës së madhe të Vitit të Ri në qendër të Tiranës
Protesta e organizuar sot nga një grup të rinjsh për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka përfunduar me akte dhune e vandalizmi ndaj institucioneve.
Pasi dogjën e më pas hodhën në tokë bredhin e Vitit të Ri të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit, të zmbrapsur nga ndërhyrja e forcave speciale u drejtuan sërish për në qendër të kryeqytetit.
Ata thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Brendshme më tej shkatërruan të gjitha zbukurimet e vendosura për festat e fundvitit para bashkisë, duke shkuar deri në djegien e pemës së madhe të Vitit të Ri të vendosur në qendër të Tiranës.
Të shpërndarë në grupe të vogla, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Drejtorisë së Policë së Tiranës, ku gjithashtu kanë shkatërruar zbukurimet e vendosura për festat e fundvitit.
Policia ka raportuar për 8 efektivë të plagosur gjatë protestës së sotme, nga të cilët 5 te Ministria e Brendshme dhe 3 te Kryeministria. Një pjesë e tyre janë plagosur në kokë, shumica dhe në trup me gurë e sende të forta.
Lexoni gjithashtu:
Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia
Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta