Vrasja e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, gjykata lë në qeli Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin

30 Dhjetor 2020 | 10:17

Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhënë nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

 Ndërkohë, për këtë ngjarje në Kosovë është arrestuar edhe Indrit Taullau, ndërsa në Dubai, si i implikuar në këto dy vrasje u arrestua Plarent Dervishaj.

 Për të dy këta persona ende nuk ka një urdhër ekstradimi për në Shqipëri ndërkohë që i vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lulëzim Berisha.

 Më 8 dhjetor, SPAK njoftoi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të 2 ngjarjeve kriminale të regjistruara 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi.

 Zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje do të bëhej përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit që zbuloi emrat e të implikuarve mes të cilëve: Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Viktor Ymeri, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi.

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Reçi, si i përfshirë në të dy ngjarjet, zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.

Lexoni gjithashtu:

SPAK kërkesë ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar Plaurent Dervishajn nga Dubai

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026