Vrasja e mësuesit, provë për drejtësinë franceze

23 Tetor 2020 | 19:45

Pas vrasjes brutale të mësuesit Samuel Paty, Franca është rreshtuar kundër ideologjisë që qëndron pas dhunës, që ka goditur vendin disa herë në vitet e fundit.

Presidenti francez ka njoftuar një seri masash për të larguar ndikimin ekstremist nga islami në Francë, përfshirë mbylljen e xhamive dhe organizatave që përhapin ide radikale në vend.

Por për disa, taktikat e Emmanuel Macron janë të papërshtatshme dhe të rrezikshme.

“Të identifikosh objektiva të rinj dhe t’i bësh njerëzit të besojnë se po veprohet është joproduktive”, thotë Nabil Boudi, avokat.

Për Budin, vendimi i qeverisë për t’i kategorizuar organizatat përpara një hetimi të mirëfilltë tregon një mungesë të vizionit dhe do të ndikojë në stigmatizimin e mëtejshëm të komunitetit mysliman në Francë.

“Cili është objektivi kryesor i një organizate terroriste? Të na bëjë të humbasim vlerat. Cilat vlera? Sundimin e ligjit, drejtësinë, ndarjen e pushtetit, lirinë e shprehjes, prezumimin e pafajësisë… Janë të gjitha vlera të kërcënuara se do të shkelen. Ndaj qeveria po bie në një kurth për të cilin ka qenë në dijeni”, thotë avokati.

Por të tjerë besojnë se ndarja e shumicës së moderuar islamike nga ekstremistët e dhunshëm është në interes të vetë komunitetit.

“Unë kam frikë se qëndrimi së bashku mund të ndotë fenë time. Kam frikë nga njerëzit që thonë se Islami është Islamizëm dhe se Islami është terrorizëm. Myslimanët duhet të reagojnë”, thotë Hassen Chalghoumi, imam në Paris.

Chalghoumi thotë se myslimanët janë viktimat e para të Islamit radikal. Imami ka qenë nën mbrojtjen e policisë në dekadën e fundit që kur deklaroi mbështetjen për ligjin që ndalon velon islamike në publik.

“Të pastrohet Islami nga parazitët, nga helmi. Islamizmi na kërcënon edhe neve. Unë gjithashtu jam i kërcënuar. Kam marr kërcënime të vazhdueshme për jetën. E kam thënë dhe e përsëris, i them presidentit dhe liderëve evropianë: veproni tani. Mbroni fëmijët tanë”, thekson Chalghoumi.

Kërkesa e Francës për drejtësi për Samuel Paty është e pamohueshme. Sfida do të jetë përfshirja e një pjese të mirë të popullsisë në betejë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka udhëzuar administratën e tij të gjejë taksa të reja në të gjithë BE-në për të financuar buxhetin e ardhshëm...
08:20 | 29/06/2026

Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz

Partia Komuniste e Austrisë (KPO) fitoi zgjedhjet lokale në Graz dhe forcoi më tej pozicionin e saj si forca kryesore politike në qytetin e dytë...
08:03 | 29/06/2026

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026