Vrasja e nënkomisarit, Sandër Lleshaj: Të mos merremi vetëm me policinë, vrasësi është produkt i shoqërisë

30 Shtator 2021 | 12:16

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Euronews Albania se diskutimi i madh lidhur me protokollin e ndjekur nga policia gjatë ngjarjes në Lezhë ku humbi jetën një efektiv, është i tepruar.

Ngjarja sipas tij, është finalizim i një historie që ka nisur në bankat e shkollës, ka vijuar në familje e më tej në shoqëri.

“Veç fokusimit tek policia, duhet të ndajmë faktin që krimineli nuk është produkt i policisë, është produkt i një shoqërie që duhet të reflektojë se pse një i ri ngre dorë kundër policisë, pastaj të merremi me defekte të policisë. Pritshmëria e një polici kur përballet me një qytetar nuk është që të vritet prej tij, nuk jemi në atë situatë në Shqipëri. Thelbi është kriminalizimi i rinisë që është futur në një rrugë pa krye”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Ish-ministri pranoi se policia ka shumë probleme që duhen përmirësuar, por problemi më i madh, tha ai, është si të ndalojmë kriminalizimin e të rinjve.

Në këtë ngjarje të rëndë, sipas z. Lleshaj janë përgjegjës të gjithë; që nga mësuesit, familja, gjyqësori dhe policia, por kjo e fundit ka nevojë për ndihmën e të gjitha hallkave të mësipërme që të ketë mundësinë të përballet me këtë kriminalizim të shoqërisë

“Policia është hallka fundore dhe punën e policisë ja lehtësojmë kur kujdesemi që në familje e në shkollë, nuk është vetëm policia. Edhe po ta bëjmë më të mirën në botë, nëse nuk merremi në front të gjerë. Ka shumë vërejtje ndaj policisë edhe në këtë ngjarje, por policët janë njerëz jo makina”, tha z. Lleshaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026